Këto janë fotot e shkrepura dhe publikuara nga këshilltari i kryeministrit Rama për Trashëgiminisë Kulturore, Artan Shkreli.
Sipas tij, punimet në Lungomaren e Vlorës po vazhdojnë me ritëm të lartë.
“Punimet e promenadës së bukur përgjatë detit në një fundjavë janari... Punimet për kolektorin e madh të ujrave të bardha kanë marrë ritëm, ndërsa realizimi i tij u hap rrugeë sistemimeve me shtrime e gjelbërim deri te buza e lokaleve dhe pallateve që ballafaqohen me Shëtitoren”, shkruan Shkreli.