Ç’po ndodh në Mesdhe? Përplasje dhe të shtëna me armë mes turqve dhe grekëve

Publikuar tek: bota, më 21:25 11-08-2020 Ç’po ndodh në Mesdhe? Përplasje dhe të shtëna me armë mes turqve dhe grekëve

Situata mes Turqisë dhe Greqisë ka arritur një pikë të nxehtë, edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet.

Tensionet u rritën kur Turqia nisi anijen e kërkimit të naftës në det “Oruc Reis”, të shoqëruar me disa luftëanije. Por Greqia pretendoi se është shkelur kufiri detar dhe anijet turke kishin hyrë në ujërat greke.

oruc-reissss.jpg

Por gjatë ditës së sotme një incident tjetër ka ndodhur pranë ishullit Rodos. Një hajt privat është qëlluar më armë nga roja bregdetare greke. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Sipas palës greke, jahti turk ishte duke lundruar në mënyrë të çuditshme, dhe me drita të fikura, ndërsa i është kërkuar të kthehet pas. Roja greke ka hapur zjarr duke qëlluar në mënyrë paralajmëruese dhe pa shkaktuar viktima, raportojnë mediat greke.

Por pala turke jep një tjetër version të ngjarjes. Sipas raportimeve në mediat turke, roja bregdetare greke ka qëlluar në drejtim të jahtit duke plagosur tre persona që ndodheshin në bord.

ggerg4gggg.jpg

Greqia thotë se Turqia po mundohet të nxisë artificialisht konfliktin.

Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së sotme anija turke e kërkimit të naftës, raportohet se ka ndryshuar kurs.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009896993637085
array(1) { ["section"]=> string(82) "c-po-ndodh-ne-mesdhe-perplasje-dhe-te-shtena-me-arme-mes-turqve-dhe-grekeve-216841" }