Qytetarët e Tiranës kanë mbetur të hutuar për disa çaste, teksa mjekë të urgjencës po jepnin ndihmën e parë.
Në foto duket sikur një ngjarje e rëndë i ka ndodhur dikujt, dhe mjekët po përpiqen ta shpëtojnë në një nga rrugët e Tiranës. Në fakt, është bërë thjesht përurimi i qendrës së komandës së urgjencave, për sistemin e njësisë së koordinimit të urgjencave.
Mjekët kanë ilustruar një rast urgjence, duke përdorur mjetet e urgjencës dhe një manekinë, por e gjithë demonstrimi nuk është humbur nga sytë kureshtarë të kalimtarëve të rastit, të cilët të hutuar nuk e kanë ditur se çfarë po ndodh ekzaktësisht.