Ç’po planifikonte shkodrani me 14 kallëpe tritol? Arrestohet në flagrancë nga policia (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:34 25-01-2018 Ç’po planifikonte shkodrani me 14 kallëpe tritol? Arrestohet në flagrancë nga policia (EMRI)

Një shkodran është vënë në pranga nga policia pasi iu sekuestrua 15 kallëpe tritol. 

Shtetasi Niko.K, 36-vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal

Njoftimi i plotë i policisë:

Sekuestrohen 15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës. Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi: Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër, Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjistri Civil në KAOS, fiton tenderin e ministrisë së Brendshme firma me probleme në drejtësi
Aksident i rëndë në qendër të Tiranës: Motori përplas biçiklistin, i riu i gjakosur shtrirë përtokë »
Article Logic
Execution time: 0.011631965637207
array(1) { ["section"]=> string(96) "c-po-planifikonte-shkodrani-me-14-kallepe-tritol-arrestohet-ne-flagrance-nga-policia-emri-107904" }