Ç’të bën fëmija, s’ta bën as perëndia, Fahri Balliu nuk ‘shkulet’ nga Gjykata (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 09:48 09-05-2019 Ç’të bën fëmija, s’ta bën as perëndia, Fahri Balliu nuk ‘shkulet’ nga Gjykata (FOTOT) Fahri Balliu

Klevis Balliu, ish-deputeti i PD, ndodhet në qeli prej tri ditësh pasi bashkë me banorët e Astirit bllokuan rrugën ku pritej të kalonte kryeministri Rama.

Balliu akuzohet për ‘kundërshtim me dhunë të forcave të policisë’ dhe ‘prishje të qetësisë publike’.

Ndërkaq, i ati, botuesi Fahri Balliu endet dyerve të gjykatës në pritje të lirimit të të birit.

Është fotografi Agim Rama ai i cili ka shkrepur këto foto të botuesit duke folur në telefon ndërsa shkruan: ‘Nuk thonë kot, ç’të bën fëmija s’ta bën perëndia. Fari Balliu në orët e para të mëngjesit pas hekurave të gjykatës për të gjetur ndonjë mik gjyqtar’.

Klevis Balliu do dalë sot në mesdrekë para gjykatës dhe mbetet për t’u parë nëse do lirohet.

60022119_2306049249661090_9033321817065914368_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070700645446777
array(1) { ["section"]=> string(86) "c-te-ben-femija-s-ta-ben-as-perendia-fahri-balliu-nuk-shkulet-nga-gjykata-fotot-163548" }