“Ça lesh masash ke marrë”, Rama lexon mesazhin e qytetarit dhe inatin ia nxjerr PD: Partia e këtij vazhdon betejën si të ishim në ditë të zakonshme

Publikuar tek: politike, më 20:10 08-04-2020 “Ça lesh masash ke marrë”, Rama lexon mesazhin e qytetarit dhe inatin ia nxjerr PD: Partia e këtij vazhdon betejën si të ishim në ditë të zakonshme Kryeministri Rama ne komunikim live me qytetaret

Kryeministri Rama është duke iu përgjigjur mesazheve të qytetarëve mbrëmjen e sotme, ka lexuar mesazhin e njërit prej tyre që e akuzonte për masat për koronavirusin.

“Ça lesh masash ke marrë thotë Ndreca. Jo Ndrec mos harxho internet kot të keqen vëllai”, u shpreh Rama, ndërsa hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike, duke thënë se Selia Blu vijon betejën si në ditë të zakonshme.

“Sot partia e Ndrecës ka thënë se unë kam gënjyer kur kam thënë se kemi vetëm 2000 teste në total. Unë e kuptoj stresin, por ka një mungesë të madhe për të lexuar. Unë e kam thënë testet janë çështje e komitetit teknik. Nuk janë çështje të politkës. E jo më të jenë çështje të PD.
Në këtë luftë ne nuk kemi hyrë qorrazi. Dhe unë nuk kam hyrë të dali ku të dali. Unë jam përgatitur...”, tha më tej kryeministri Edi Rama në komunikim live me qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091278553009033
array(1) { ["section"]=> string(150) "ca-lesh-masash-ke-marre-rama-lexon-mesazhin-e-qytetarit-dhe-inatin-ia-nxjerr-pd-partia-e-ketij-vazhdon-betejen-si-te-ishim-ne-dite-te-zakonshme-201904" }