Një protestues i PDsë dhe një pjesmarrës aktiv në Çadrën e Lirisë është ndarë nga jeta.
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, e cila ka postuar një mesazh prekës në FB për Avni Begën, të cilin e cilëson si demokratin e shkëlqyer nga Tepelena.
Mesazhi i Hajdarmatajt:
Çadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë. Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës. Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e pqrakohshme të Avniut.
Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira. Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta cuar deri në fund rrugën e nisur. I lehtë i qoftë dheu.