“Çadra e opozitës, destabiliteti i kontrolluar dhe Kongresi botëror i muxhahedinëve në Tiranë”

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 05-05-2017 “Çadra e opozitës, destabiliteti i kontrolluar dhe Kongresi botëror i muxhahedinëve në Tiranë”

Një këndvështrim ndryshe për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, rajon dhe si lidhen ato me agjenturat e shteteve më të fuqishme në botë, në favor të interesave të padukshme në palëve të treta, sipas botuesit Alfred Çako:

Mbi çadrën e opozitës, destabilitetin e kontrolluar, viziten dy ditore të McCain dhe Kongresin botëror të muxhahedinëve në Tiranë.

Që Çadra ka patur frymëzimin e CIA-s dyshoja, por tash jam bindur dalëngadalë. Ndoshta Qeveria, opozita e Çadrës, BE me përfaqësuesen Vllahutin, ndoshta deri diku edhe ambasada e USA dhe zoti Lu, janë të gjithë pjesë të puzzëll-it propagandistik të "Destabilitetit të shtetit shqiptar" të skicuar nga Cia, Permindex, Mosad, MI6.

Ky Destabilitet i Shqipërisë do të propogandohej me pohe e bujë në mediat perëndimore për të shfajësuar Qeverinë shqiptare 'inegzistente' për organizimin në Tiranë të Kongresit botëror të muxhahidinëve kundër regjimit në Iran, njëlloj siç ndodhi me alibinë e "Qeverisë inegzistente" në Tiranë më '97 kur furnizohej UÇK në Kosovë me armë të lehta. Atëbotë Milosheviçit që nuk mund të ankohej për "Tiranën zyrtare" i thanë të arrestonte kontrabandistët e armëve si individë, por jo t’i shpallte luftë Shqipërisë pa shtet!!!

Ardhja e McCain perkoi dy ditet e Kongresit supersekret boteror te muxhahidineve ne Tirane ku aeroplanet me delegate nuk jane regjistruar ne sistemin Tim dhe nuk ka thuajse fare foto, me perjashtim te fotove te sherbimeve sekrete. Duket se gjithe kete operacion me synime afatmesme dhe afatgjata e kane drejtuar dhe montuar ne pjese Cia, Mosadi, MI6 por mund te jene perfshire edhe sherbimet e inteligjences se Arabise Saudite, Rusise, Turqise dhe sigurisht ato te Iranit te cilat ne kushte normale stabiliteti do akuzonin Shqiperine si shtet terrorist. Ky kongres dhe gjithe aktiviteti subversiv i muxhahidineve me eksperience te madhe ne luftra muund te perdoret si detonator ne axhenden ballkanike, sidomos ne Maqedoni e Greqi mbi principet e xhihadit 'per mbrojtjen e vellezerve muslimane shqiptare', ashtu edhe kunder shiiteve te Asadit, Libanit, Iranit, Jemenit, etj., ne LM ku nga sherbimet inteligjente qe permendem synohet te krijohet Izraeli i Madh dhe debimi i Rusise nga LM.

Sigurisht qe destabiliteti i kontrolluar i Shqiperise nuk do zgjate shume dhe Cadra tash do cmontohet dhe PD sigurisht qe do te marre pjese ne zgjedhje, pasi Cadra e mbaroi misionin. Dhe pastaj PS dhe PD do jetojne perseri te lumtura, si ne peralle; Edi Rama me 'Republiken e Vjeter' do qeverise edhe 4 vjet te tjera edhe per kete sherbim qe i beri kauzes sioniste ne LM, pa e kuptuar as vete mire se cpo ndodh, pasi tash keto fije i mbajne te tjere regjisore. Por edhe populli do jetoje i lumtur kur ta shikoje serish politiken te bashkuar ne Kuvend duke e pare Cadren si majen e ajsbergut te priill majit 2017, pa ditur se cfare ujrash e mbanin ate siper dhe ckishte poshte saj. Republika e Vjeter e Rames dhe ajo e Re e Bashes' e vune nje tulle ne murin per Izraelin e Madh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Roja bregdetare shqiptare shpëton dy shtetas britanikë të bllokuar me skaf
Ekzekutimi i Çiçës/ Si u zhdukën arma e celulari, ç’bëri polici që ishte me të në tavolinë »
Article Logic
Execution time: 0.011397123336792
array(1) { ["section"]=> string(97) "cadra-e-opozites-destabiliteti-i-kontrolluar-dhe-kongresi-boteror-i-muxhahedineve-ne-tirane-77655" }