Aleati i Ramës Spartak Ngjela, ka reaguar ashpër për çadrën e opzitës e cila po qëndron prej 80 ditësh përballë kryeministrisë, duke sulmuar dhe dhe Ramën që e lejon diçka të tillë.
“Është turp për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qëndër të kryeqytetit të vet. A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?”, është shprehur ndër të tjera Ngjela.
REAGIMI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:
Është turp për një shtet që të lejojë një çadër nomadësh në qëndër të kryeqytetit të vet.
Nga na vinë këta nomadë?
Nuk ka më sens që shqiptarët të durojnë shkeljen pa fund të marrëzisë Berisha në qëndër të Tiranës.
A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad që toleron barbarinë?
Po e bën nga bamirësia këtë lëshim kryeministri ynë bashkë me ministrin e Brendshëm, apo ka frikë nga barbaria antiligj?