ÇADRA te KRYEMINISTRIA/ Milionat e paguara nga PD për montimin dhe marrjen me qira të tendës (E KA PERDORUR DHE QEVERIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 19-02-2017 ÇADRA te KRYEMINISTRIA/ Milionat e paguara nga PD për montimin dhe marrjen me qira të tendës (E KA PERDORUR DHE QEVERIA)

Zbulohet shifra marramendëse që do të shpenzohet nga Partia Demokratike për tendën e ngritur përballë kryeministrisë.

Tenda, i përket një subjekti privat që e jep atë me qira, dhe është e vetmja e përdorur në organizimë të mëdha. E kanë përdorur edhe qeveria, e përdor dhe opozita. Askush nuk dinte gjë për vendosjen e tendës deri në momentin e fillimit të mitingut.

Drejtuesit e firmës që kanë në pronësi tendën, janë marrë në telefon mesditën e djeshme, rreth një orë nga fillimi i protestës, dhe që aty, kanë filluar edhe negociatat për cmimin, thone burimet per newsbomb.al. Burimet thonë se për vendosjen e tendës janë dhënë 10 mijë euro, ndërsa për cdo ditë që kalon, qiraja e tendës llogaritet për metra katror dhe për kohë të mbajtjes në dispozicion, e cila do të shikohet ditë pas dite, raporton newsbomb.al.

Me llogari të thjeshta, sikurse është marrë me qira edhe nga subjekte të tjera, mund të ndodhë të paguhet 1000 euro ditën. Nëse PD do te qëndrojë në shesh me tendë për 4 muajt e ardhshëm deri në zgjedhje, vetëm qira tende, do të duhet të paguhen tek 120 mijë eurot. Në fakt, ndoshta ia vlen një shpenzim i tillë për një aktivitet që merr vëmendjen e mediave dhe publikut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, KQZ: 19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë kanë shënime në verifikimet e gjendjes gjyqësore
Aksident i rëndë në Elbasan, 5 të plagosur nisen me urgjencë drejt spitalit »
Article Logic
Execution time: 0.010454893112183
array(1) { ["section"]=> string(123) "cadra-te-kryeministria-milionat-e-paguara-nga-pd-per-montimin-dhe-marrjen-me-qira-te-tendes-e-ka-perdorur-dhe-qeveria-69214" }