Çahet autostrada Fier-Vlorë nga përmbytjet, rrezik për udhëtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 03-02-2015 Çahet autostrada Fier-Vlorë nga përmbytjet, rrezik për udhëtarët Gropat me ujë në Autostradën Fier-Vlorë

Autostrada Fier-Vlorë rrezikon jetën e njerëzve që udhëtojnë në të. Nga përmbytjet janë krijuar gropa të mëdha me ujë anash saj, që nëse vazhdojnë fuqinë gërryerëse, mund të rezultojnë fatale për autostradën.

Një tjetër mundësi rreziku është se uji mund të depërtojë në brendësi të bazamentit të autostradës, duke dëmtuar rrugën, e cila mund të bjerë nga moment në moment.

Banorët e zonës janë të shqetësuar për këtë fakt, duke kërkuar menjëherë ndihmën e qeverisë për riparimin e rrugës, jetike për ta.

Përveç shpëtimit të jetës së banorëve duke i evakuar ata dhe ndihmave në ushqime, autoritetet duhet të mendojnë tani edhe për riparimin sa më shpejt të anëve të autostradës.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’ka rritje pagë për Administratën, të paktën për 3 vjet
Rrezik për epidemi, nis dezinfektimi dhe groposja e kafshëve »
Article Logic
Execution time: 0.013396024703979
array(1) { ["section"]=> string(68) "cahet-autostrada-fier-vlore-nga-permbytjet-rrezik-per-udhetaret-2221" }