Çahet diga, evakuohen me urgjencë banorët

Publikuar tek: bota, më 10:00 13-02-2017 Çahet diga, evakuohen me urgjencë banorët

Të paktën 188.000 banorë janë evakuar pas dëmtimit të digës në Kaliforni.

Diga e dëmtuar është më e larta në SHBA dhe për shmangien e një katastrofe zyrtarët kanë urdhëruar të evakuohen banorët pasi një kanal i shkarkimit është dëmtuar rëndë.

Kanali emergjent i shkarkimit pranë digës Oroville ka qenë pranë kolapsit, si pasojë e shirave të dendur, thanë zyrtarët. Uji i papërmbajtur ka ndaluar tani të rrjedhë. Liqeni Oroville ndodhet rreth 242 kilometra në verilindje të San Franciskos, ndërsa diga Oroville, prej 235 metrash, është më e larta në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta masive kundër Trump, “New York Post”: Obama dhe 30 mijë të tjerë do të marshojnë drejt Shtëpisë së Bardhë
Orteku godet resortin turistik, të paktën 4 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0092039108276367
array(1) { ["section"]=> string(46) "cahet-diga-evakuohen-me-urgjence-banoret-68551" }