Cakaj: Konsujt e nderit refuzojnë të dorëzojnë targat diplomatike, do përdorim Policinë

Publikuar tek: politike, më 23:52 23-04-2019 Cakaj: Konsujt e nderit refuzojnë të dorëzojnë targat diplomatike, do përdorim Policinë

Disa kohë më parë ministri i Jashtëm Gent Cakaj u bëri thirrje konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin lirshëm dhe sigurojnë privilegje të veçanta.

I ftuar në emisionin Opinion, Cakaj u shpreh se disa nga konsujt e nderit nuk kanë pranuar të dorëzojnë targat diplomatike pavarësisht thirrjeve.

'Një pjesë e konsujve të nderit nuk iu janë përgjigjur thirrjes së për të dorëzuar targat e diplomatike. Sot kemi patur një takim me ministrin e Brendshëm për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre targave diplomatike', u shpreh Gent Cakaj.

Më tej, ministri u shpreh se do të kërkohet ndërhyrja e Policisë për të gjithë konsujt që kanë refuzuar të dorëzojnë targat diplomatike.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025343179702759
array(1) { ["section"]=> string(92) "cakaj-konsujt-e-nderit-refuzojne-te-dorezojne-targat-diplomatike-do-perdorim-policine-161609" }