Cakaj kthehet nga vizita në Itali, nëse nuk vetë-karantinohet për 14 ditë rrezikon të dënohet

Publikuar tek: politike, më 18:46 29-03-2020 Cakaj kthehet nga vizita në Itali, nëse nuk vetë-karantinohet për 14 ditë rrezikon të dënohet Ministri i Jashtëm Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj është kthyer sot nga Italia, ku qëndroi për disa orë teksa shoqëroi 30 mjekë shqiptarë që do të asistojnë në epiqendrën e koronavirusit, në Lombardi.

Cakaj tërhoqi vëmendje ditën e djeshme, pasi mbërriti në Itali pa maskë apo doreza mbrojtëse.

Ai është kthyer sot po me të njëjtin avion të “Air Albania” me të cilin u kthyen edhe 112 shqiptarë që ishin bllokuar në Itali.

Është e paqartë nëse Cakaj do të vetë-karantinohet sipas aktit normativ të qeverisë, që detyron izolimin e çdo personi të kthyer nga Italia për 14 ditë. Nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, rrezikon të dënohet me 5 mijë euro gjobë.

“Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010992050170898
array(1) { ["section"]=> string(99) "cakaj-kthehet-nga-vizita-ne-itali-nese-nuk-vete-karantinohet-per-14-dite-rrezikon-te-denohet-200564" }