Cakaj në darkën e shtruar nga Mogherini me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: U theksua fuqimisht hapja e negociatave

Publikuar tek: politike, më 19:13 23-09-2019 Cakaj në darkën e shtruar nga Mogherini me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: U theksua fuqimisht hapja e negociatave Foto e shperndare nga Gent Cakaj, darka me Mogherinin

Ministri I Brendshëm Gent Cakaj ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

“Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përpara fillimit të sesionit të 74 të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, mora pjesë në darkën e shtruar për krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon.

Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij”, shkruan ndër të tjera Cakaj.

Më tej, Cakaj thotë se të gjithë të pranishmit kanë theksuar fuqimisht nevojën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor.

“Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua fuqimisht nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të posaçme për thellimin e reformave, forcimin e mëtejmë të procesit të demokratizimit dhe shtetit të së drejtës në veçanti dhe konsolidimin e orientimit evropian të rajonit në përgjithësi.

Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka alternativë tjetër për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, përmbyll ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019678831100464
array(1) { ["section"]=> string(130) "cakaj-ne-darken-e-shtruar-nga-mogherini-me-kreret-e-vendeve-te-ballkanit-perendimor-u-theksua-fuqimisht-hapja-e-negociatave-179525" }