Cakaj: Nuk ka kushte shtesë për negociatat, partitë të bëhen bashkë

Publikuar tek: politike, më 19:58 18-06-2019 Cakaj: Nuk ka kushte shtesë për negociatat, partitë të bëhen bashkë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj thotë se Këshilli i Europës nuk ka dhënë asnjë kusht shtesë për hapjen e negociatave në tetor.

Cakaj u shpreh se konsolidimi i reforma është një faktor që ndikon në vendimin e tetorit, ndaj duhet të vazhdohet me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reformën në drejtësi dhe zgjedhje e 30 qershorit.

'Konsolidimi i reforma natyrisht është një faktor që ndikon në vendimin e tetorit. Me kohën që kemi deri në tetor Shqipëria duhet të vazhdojë reformat, luftën kundër krimit, reformen në drejtësi dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor.

Zgjedhjet e 30 qërshorit nuk janë vetëm zgjedhje vendore, janë pjesë e një sprove kolektove drejt Europës.

Në Shqipëri më datë 30 qershor në vecanti dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk do të ketë vetëm ballafaqim të grupeve të ndryshmeve poilitike, por do të ketë ballafaqim të dy mendësive', tha ministri Gent Cakaj.

Ndërkaq, kreu i diplomacisë shqiptare shtoi se pavarësisht marrjes së vendimit final në tetor 2019, gjatë kësaj periudhe partitë politike duhet të bëhen bashkë pasi rruga e vetme e Shqipërisë është axhenda europiane.

'Këshilli jo vetëm që nuk ka ngrakuar Shqipërinë me asnjë kusht shtesë, por ka aprovuar vendimin e Komisionit në tërësi. Përparimi përmbajtësor i Shqipërisë është konfirmuar që në fund të muajit të shkuar me publikimin e raportit.
Shqipëria nuk do të ketë nevojë për marrjen edhe të një raporti të Komisionit që rekomandon plotësimin e kushteve të reja. Sidoqoft që këtë periudhë Shqipëria duhet të gjejë zërin e përbashkët me gjithë aktorët politikë. Shqipëria përkundër shtyrjeve ka vetëm një rrugë, dhe ajo është rruga para axhendës së saj europiane', përmbylli ministri i Jashtëm Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069320201873779
array(1) { ["section"]=> string(72) "cakaj-nuk-ka-kushte-shtese-per-negociatat-partite-te-behen-bashke-168752" }