Cakaj pret ministrat austriak: Mbështesin Shqipërinë për çeljen e negociatave

Publikuar tek: politike, më 12:42 28-05-2020 Cakaj pret ministrat austriak: Mbështesin Shqipërinë për çeljen e negociatave

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim në zyrën e tij me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Cakaj shprehet se Austria e ka mbështetur gjithmonë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe ditën e sotme ata kanë konfirmuar sërish mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

"Sot, pavarësisht pandemisë COVID-19, prita në vizitë zyrtare, në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, znj. Karoline Edtstadler. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19! Mirënjohje Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme,” shkruan Cakaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098428726196289
array(1) { ["section"]=> string(83) "cakaj-pret-ministrat-austriak-mbeshtesin-shqiperine-per-celjen-e-negociatave-208123" }