Cakaj: Procesi i negociatave nuk i takon më Shqipërisë. Shumica është dakord për “PO”, vetëm Franca skeptike

Publikuar tek: politike, më 20:13 16-10-2019 Cakaj: Procesi i negociatave nuk i takon më Shqipërisë. Shumica është dakord për “PO”, vetëm Franca skeptike Ministri i Jashtem, Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj thotë se tashmë procesi i negociatave nuk i takon më Shqipërisë por vendeve anëtare të BE-së.

“Duhet të jemi realist që procesi nuk i takon më Shqipërisë. Ne jemi në një situatë ku nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të BE. Shumica e vendeve janë dakord për hapjen e menjëhershme të negociatave pa asnjë kusht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ministri Cakaj.

Më tej, Cakaj tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po trajtohen bashkë dhe njëlloj pasi të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe nuk ka asnjë indicje për ndarje.

“Ne jemi duke u trajtuar në mënyrë të njëjtë dhe kjo tregon që të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Procesi më tutje nuk varet nga ne por varet nga vizioni i Francës për të ardhem e Europës”, shtoi Gent Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073139667510986
array(1) { ["section"]=> string(110) "cakaj-procesi-i-negociatave-nuk-i-takon-me-shqiperise-shumica-eshte-dakord-per-po-vetem-franca-skeptike-182356" }