Cakaj propozon në KE: Të anëtarësohet Kosova, vlerë e shtuar për vetë Këshillin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:01 14-11-2019 Cakaj propozon në KE: Të anëtarësohet Kosova, vlerë e shtuar për vetë Këshillin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë aktivitetit të zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, kërkoi që Kosova të anëtarësohet në KE.

Cakaj theksoi se anëtarësimi i i Kosovës në këtë organizatë është një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës, përveçse mbron të drejtat e njeriut.

“Mbrëmë përkujtuam 70 vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës!

Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij! Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.

Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës”, shkruan ministri në Facebook.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035552024841309
array(1) { ["section"]=> string(84) "cakaj-propozon-ne-ke-te-anetaresohet-kosova-vlere-e-shtuar-per-vete-keshillin-185834" }