Cakaj reagon për dështimin me negociatat: Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore

Publikuar tek: politike, më 19:26 18-10-2019 Cakaj reagon për dështimin me negociatat: Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore Kryeministri Rama dhe ministri Cakaj, pasditen e sotme ne konference te jashtezakonshme per negociatat

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj thotë se pavarësisht se vendet e BE nuk ranë dakord për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendi do të vazhdojë reformat.

Ministri shton se dështimi për të hapur negociatat nuk erdhi si pasojë e progresit të vendit por por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

“Mungesa e konsensusit në Këshill për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk vjen si rrjedhojë e interpretimeve kundërthënëse lidhur me progresin e vendit, por si pasojë e vizioneve të ndryshme për reformën strukturore të Bashkimit Evropian në përgjithësi.

Përderisa nuk ka një ujdi absolute për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ekziston një pajtueshmëri e plotë se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e qershorit të vitit 2018.

Pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vazhdojë angazhimet e saj reformatore dhe përpjekjet e mëtejme në shërbim të aspiratës evropiane”, shkruan ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

72699071_2438119009791059_1402516188914778112_o.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007533073425293
array(1) { ["section"]=> string(101) "cakaj-reagon-per-deshtimin-me-negociatat-shqiperia-do-te-vazhdoje-angazhimet-e-saj-reformatore-182625" }