Cakaj zhvillon sot vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Thaçin (AXHENDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:05 19-02-2020 Cakaj zhvillon sot vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Thaçin (AXHENDA)

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare  në Kosovë.

Lajmin e ka bërë ministria e Jashtme për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka zbuluar edhe axhendën e Cakajt.

Mësohet se ai ndër të tjera do të takojë Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin e ri albin Kurti.

Axhenda e Gent Cakaj:

10:00 – Takim tetë a tetë mes dy homologëve, Cakaj dhe Konjufca (MPJ e Kosovës);

10:25 – Takim dypalësh me praninë e delegacioneve;

11:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Punëve të Jashtme;

11:15 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Taçi (Presidenca e Kosovës);

12:00 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kuvendi i Kosovës);

12:30 – Takim i Ministrit në Detyrë Cakaj me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti (Kryeministria e Kosovës).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077581405639648
array(1) { ["section"]=> string(87) "cakaj-zhvillon-sot-vizite-zyrtare-ne-kosove-takohet-me-kurtin-dhe-thacin-axhenda-195721" }