Çako, i besuari i SHBA-së, takohet me zyrtaren e lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 03-04-2017 Çako, i besuari i SHBA-së, takohet me zyrtaren e lartë

Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim me shefen që mbulon Shqipërinë në Byronë Ndërkombetare të Narkotikeve në Departamentin e SHBA, Judith Campbell.

Bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe ICITAP, Çako e konsideron shumë të mirë.

Falë këtij bashkëpunimi, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do vijojë të mbështesë dhe të financojë projektet nëpërmjet programit ICITAP edhe në dy vitet e ardhshme.

Gjatë mesditës së datës 03.04.2017, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, priti në një takim të veçantë një delegacion nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Shefja e zyrës që mbulon Shqipërinë dhe Kosovën, Judith Campbell.

Çako e Campbell, kanë theksuar se kemi të njëjtat prioritete, ato të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, krimit kibernetik dhe radikalizmit.

Çako, është ndër zyrtarët më të besueshëm të SHBA-së, i cili muaj më parë mori një libër të personalizuar nga Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, (CIA) John Brennan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kontrolli i rastësishëm e zë me pistoletë ‘TT’ në brez, forcat “Shqiponja” arrestojnë 23 vjeçarin në kryeqytet (VIDEO)
Aksident i rëndë në Itali, vdes një grua shqiptare (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011127948760986
array(1) { ["section"]=> string(58) "cako-i-besuari-i-shba-se-takohet-me-zyrtaren-e-larte-73998" }