Çako shkarkon kreun e Policisë Shkencore, mister arsyeja

Publikuar tek: aktualitet, më 06:45 01-05-2017 Çako shkarkon kreun e Policisë Shkencore, mister arsyeja

Vazhdojnë ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, është shkarkuar nga detyra drejtori i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto.

Ky shkarkim vjen vetëm pak ditë, pasi kreu i Policisë së Shtetit zyrtarizoi ndryshimin e thuajse të gjithë drejtuesve të strukturave të policisë në vend, në qendër dhe në qarqe. Në vazhdim të këtyre ndryshimeve mësohet se është firmosur edhe shkarkimi i drejtorit të Institutit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto. Ky i fundit prej disa vitesh ka kryer funksionin e drejtuesit të Laboratorit të Policisë Shkencore, e cila ka për detyrë kryerjen e ekzaminimeve dhe ekspertizave në lidhje me veprat penale që ndodhin në vend, sipas kërkesës së bërë nga Policia Gjyqësore dhe prokuroria. Mësohet se pas largimit nga drejtimi i Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto ka këmbyer funksionin e punës me ekspertin Xhevahir Çeloaliaj, që është emëruar drejtues i ri i Institutit të Policisë Shkencore. Deri tani, Çeloaliaj ka mbajtur detyrën e “menaxhimit të pajisjeve laboratorike” në institucionin që tashmë do të drejtojë.

ARSYET E SHKARKIMIT

Në lidhje me ndryshimin e drejtuesit të Policisë Shkencore, nuk ka pasur njoftim nga ana e Policisë së Shtetit. Për rrjedhojë, edhe një motiv zyrtar për këtë shkarkim nuk dihet. Burime jozyrtare kanë thënë se ky ndryshim lidhet me “rokadën” që ka nisur javët e fundit në Policinë e Shtetit me ndryshimin e gjithë kupolës drejtuese. Ndërkohë, ndryshimi në fjalë vjen në kohën kur Policia Shkencore me kërkesë të prokurorisë ka marrë gjurmët e gishtave të disa politikanëve e deputetëve që po verifikohen në lidhje me ligjin e dekriminalizimit, shkruan Panorama. Po kështu, shkarkimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm akuzoi publikisht Policinë për mungesë transparence në lidhje me asgjësimin e sasive të drogës që kapen rast pas rasti. Sipas kryeprokurorit, asgjësimi i drogës është bërë pa praninë e prokurorëve në shkelje të kritereve ligjore. Ministri i Brendshëm në një letër publike i kërkoi prokurorisë evidentimin e rasteve konkrete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkimi i çiftit të gazetarëve, reagon televizioni: Ja si është e vërteta
Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta »
Article Logic
Execution time: 0.011679887771606
array(1) { ["section"]=> string(61) "cako-shkarkon-kreun-e-policise-shkencore-mister-arsyeja-77011" }