Çako takon ambasadorin Gaiani: Bashkëpunim maksimal, mbështejte në mbikqyrjen ajrore

Publikuar tek: aktualitet, më 15:37 27-04-2015 Çako takon ambasadorin Gaiani: Bashkëpunim maksimal, mbështejte në mbikqyrjen ajrore

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi sot një takim me ambasadorin Italian Masimo Gaiani. Gjatë këtij takimi ambasadori Gaiani theksoi edhe një herë se Italia do të ofrojë mbështetje për identifikimin e parcelave me kanabis dhe mbikëqyrja ajrore e vendit do të vazhdojë.

Ambasadori Gaiani ka theksuar se edhe për këtë vit Italia ka siguruar fondet për kryerjen e këtij misioni të konsideruar të rëndësishëm nga të dy palët. Në lidhje me këtë mision,  Drejtori i Policisë së Shtetit ofroi gatishmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për mbështetje të plotë të misionit.

Më tej theksohet se ambasadori kërkoi mbështetje të palës Shqiptare në lidhje me angazhimet e Italisë më Panairin Ndërkombëtar “Expo Milano 2015” i cili do të zhvillohet në Milano të Italisë, për sa i përket shkëmbimit të informacioneve për akte terroriste apo për akte të tjera të sferës kriminale që mund të përgatiten nga elementë kriminalë terroristë apo organizata terroriste.

“Për këtë nga ana e Drejtorit të Policisë  së Shtetit Haki Çako  iu garantua zotit Ambasador bashkëpunim maksimal. Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi gjithashtu, se Policia e Shteti mbetet e angazhuar në luftën kundër fenomeneve kriminale në përgjithësi dhe të atyre të natyrës terroriste në veçanti dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një nga prioritetet tona mbështetur edhe në Strategjinë e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin punimet në rrugën e spitalit në Vlorë, bllokohet njëra korsi
Ambasadori suedez: Asnjë kërkesë për azil nuk do të pranohet »
Article Logic
Execution time: 0.013426065444946
array(1) { ["section"]=> string(87) "cako-takon-ambasadorin-gaiani-bashkepunim-maksimal-mbeshtejte-ne-mbikqyrjen-ajrore-9795" }