Caktohet data, ja kur do të zgjidhet kancelari më i fuqishëm i Europës

Publikuar tek: bota, më 11:18 18-01-2017 Caktohet data, ja kur do të zgjidhet kancelari më i fuqishëm i Europës

Zgjedhjet legjislative gjermane, në përfundim të të cilave kancelarja Angela Merkel shpreson të arrijë një mandat të katërt, do të zhvillohen më 24 shtator, vendosi sot qeveria.

Data, e miratuar në këshillin e ministrave sipas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, duhet të miratohet formalisht nga presidenti i republikës, Joachim Gauck.

Pavarësisht se kundërshtarët që do të vendosen përballë Merkel nuk premtojnë një linjë shumë të ndryshme nga ajo e kancelares aktuale, zgjedhjet në Gjermani priten me interes të madh për shkak se ky vend drejton sot Bashkimin Europian dhe pritet të luajë një rol më të madh në botë pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të SHBA.

Sigmar Gabriel (SPD), Katja Kipping (E majta), Cem Özdemir (Të gjelbrit), Horst Seehofer (CSU), Christian Lindner (FDP) dhe Frauke Petry (AfD) do të sfidojnë Angela Merkel (CDU).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditet Italia, tërmeti 5.3 ballë ndihet edhe në Romë
Italia kërkon 17 mijë punëtorë sezonalë, Shqipëria shihet si favorite »
Article Logic
Execution time: 0.0083580017089844
array(1) { ["section"]=> string(75) "caktohet-data-ja-kur-do-te-zgjidhet-kancelari-me-i-fuqishem-i-europes-65884" }