Cameron: Britania ofron luftanijen më të madhe për të ndaluar emigrimin në Mesdhe

Publikuar tek: bota, më 17:07 23-04-2015 Cameron: Britania ofron luftanijen më të madhe për të ndaluar emigrimin në Mesdhe HMS Bulwark

Kryeministri i Mbrëtërisë së Bashkuar, David Cameron ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të vërë në dispozicion një prej luftëanijeve më të madhe për të ndaluar fluksin e emigrantëve në Mesdhe. Gjithashtu, Cameron ka thënë se Britania do të ofrojë tre helikopterë dhe dy anije patrullimi për tu përballur me këtë situatë.

Këto deklarata lideri britanik i ka bërë pas mbërritjes në samitin e jashtëzakonshëm evropian thirrur pas tragjedisë tjetër në Mesdhe, ku si pasojë humbën jetën më shumë se 800 persona.

 “Ashtu si gjithmonë, Britania e Madhe do të japë ndihmën e saj. Dëshiroj të ofroj sot ‘HMS Bulwark, një prej luftanijeve më të mëdha britanike, tre helikopterë dhe dy anije patrullim”, ka thënë ai.

Drejtuesit evropianë do të kalojnë në rishikimin e një plani veprimi prej 10 pikash nga Komisioni Evropian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089530944824219
array(1) { ["section"]=> string(85) "cameron-britania-ofron-luftanijen-me-te-madhe-per-te-ndaluar-emigrimin-ne-mesdhe-9540" }