Cameron hedh poshtë referendumin e dytë: Vendimi i britanikëve duhet respektuar dhe zbatuar

Publikuar tek: bota, më 16:56 27-06-2016 Cameron hedh poshtë referendumin e dytë: Vendimi i britanikëve duhet respektuar dhe zbatuar

Kryeministri David Cameron ka hedhur poshtë mundësinë e një referendumi të dytë sa i përket vendimit për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Duke folur në parlamentin britanik, Cameron u shpreh: “Vendimi duhet pranuar dhe procesi i implementimit në mënyrën më të mirë, duhet të fillojë”. Ai sqaroi se do të udhëtojë nesër drejt Brukselit, por nuk do të kërkojë menjëherë zbatimin e artikullit 50 për largimin nga BE.

Kryeministri britanik theksoi se vendi i tij nuk do t’i kthejë shpinën botës, ndërsa sa i përket racizmit gjithnjë e në rritje ndaj emigrantëve, Cameron tha se shoqëria britanike nuk do të pranojë dhunën dhe urrejtjen si pjesë të sajën. 

Mbi tre million britanikë kanë firmosur një peticion ku i kërkohet parlamentit të konsiderojë zhvillimin e një referendumi të dytë për “Brexit”. Në referendumin e 23 qershorit 17,410,742 persona votuan për largimin nga BE, ndërsa 16,141,241 për qëndrimin në të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076005935668945
array(1) { ["section"]=> string(96) "cameron-hedh-poshte-referendumin-e-dyte-vendimi-i-britanikeve-duhet-respektuar-dhe-zbatuar-44739" }