Cameron në krah të Spanjës, paralajmëron katalanasit që kërkojnë shkëputje

Publikuar tek: bota, më 20:06 04-09-2015 Cameron në krah të Spanjës, paralajmëron katalanasit që kërkojnë shkëputje

Kryeministri britanik, David Cameron ndërhyri sot në debatin politik spanjoll, duke paralajmëruar katalanasit se në rast shkëputjeje shteti i tyre i ri do të përjashtohet automatikisht nga BE-ja dhe se do të jetë në fund të listës së kandidatëve për aderim.

“Nëse një pjesë e një shteti shkëputet nga ky shtet, ai nuk bën më pjesë në Bashkimin Evropian dhe vendost në fund të rradhës, mbrapa vendeve të tjera kandidat për të aderuar në BE”, deklaroi kryeministri britanik konservator, gjatë një konference për shtyp në Madrid në krahë të homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy.

Cameron tha gjithashtu se nëse do t’i duhej të jepte një mesazh mbi këtë çështje , do të ishte i njëjti që kishte dhënë për çështjen mes Britanisë së Madhe dhe Skocisë: “Jemi më mirë bashkë, jami më të fortë bashkë, jami më të begatë bashkë, ne duhet të qëndrojmë bashkë”.

Nga ana tjetër kreu britanik nuk u shpreh mbi mundësinë e organizimit të një referendumi të kërkuar nga Katalonja, ndërkohë që katalanasit që kërkojnë pavarësi vazhdojnë të përsërisin se Madridi u refuzon një këshillim që Londra ia dha Skocisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01016092300415
array(1) { ["section"]=> string(79) "cameron-ne-krah-te-spanjes-paralajmeron-katalanasit-qe-kerkojne-shkeputje-19982" }