'Çamët kanë bashkëpunuar me nazistët’, ish ministri shpërthen ndaj Presidentit grek: Po të kujtoj masakrën tuaj në fshatin tim

Publikuar tek: aktualitet, më 09:19 30-09-2018 'Çamët kanë bashkëpunuar me nazistët’, ish ministri shpërthen ndaj Presidentit grek: Po të kujtoj masakrën tuaj në fshatin tim

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti reagon për deklaratën e Presidentit grek Prokopis Pavlopulos. Presidenti hodhi akzua të rënda ndaj çamëve, duke u shprehur se ata kanë bashkëpunuar me nazistët.

Ndërkohë, i irrituar nga kjo deklaratë ish ministri shprehet se një gjë e tillë nuk mund të jetë kurrësesi e vërtetë pasi çamët janë populli që kanë vuajtur mijëra presekutime. Më tej Panariti i kujton Pavlopulos, të vërtetën historike siç e quan ai të ndodhur në fshatin e tij Panarit në vitin 1914.

“Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek për këtë”, shprehet Pnariti.

Reagimi i plotë:

Nuk mund të akuzosh si bashkepuntore të nazizmit një popullsi te tere z. Pavlopoulos! Sepse të tille nuk mund të jene ata mijera pleq, plaka, nuse të reja came me foshnje në krahe, të zbuar dhe perndjekur padrejtesisht nga shtepite dhe trojet e tyre. Bashkepuntore të nazizmit thoni ju ?! Sigurisht që bashkepuntore ka patur në të dy krahet... edhe te ju!! Dhe sa për të verteta historike që na duhet ti pranojme, po e filloj unë me një të tille. Kjo eshte masakra greke e 374 burrave, grave dhe e femijeve të fshatit tim Panarit në vitin 1914! Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek për këtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021829843521118
array(1) { ["section"]=> string(129) "camet-kane-bashkepunuar-me-nazistet-ish-ministri-shperthen-ndaj-presidentit-grek-po-te-kujtoj-masakren-tuaj-ne-fshatin-tim-136093" }