Cani tenton t’i japë babait 91-vjeçar 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, Rama e ndal

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 03-04-2015 Cani tenton t’i japë babait 91-vjeçar 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, Rama e ndal

Babai i ministrit të Financave Shkëlqim Canit, zoti Islam Cani do të përfitonte 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit nën motivin e një shërbimi shtetëror, që ndalohet kategorikisht të bëhet nga subjekte private. Gazeta Telegraf tregon se si ka ndodhur i gjithë skandali dhe se si kryeministri Rama ka detyruar Canin pas një telefonate të anullojë vendimin.

Ministria e Financave duhej të bënte një pagesë në vlerën 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i kësaj ministrie, për llogari të subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që drejtohet nga babai i tij Islam Cani, me këtë objekt shpenzimi: “Veprimtari vëzhguese lidhur me freskinë e mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore, në tregun e lirë”.

Urdhri u lëshua, mbështetur në një propozim dhe kërkese të paraqitur tek Ministri Cani, nga struktura vartëse “Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilësisë” pranë kësaj ministrie. Mbështetur në kërkesën e drejtorisë vartëse të standardeve dhe në projektin e OJF-së, “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që e drejton babai i tij Islam Cani, Ministri Cani e miratoi këtë projekt vrojtimi në treg, si “risi evolutive në sektorin e përditësimit të dhënave në sektorin e standardizimit të tregut”. Ende pa u ekzekutuar në thesar, urdhri u anulua prej Ministrit Cani, pas një telefonate nga kryeministria. Shkaku i anulimit të këtij urdhri, ishte skandali që përmbante ky urdhër financiar shtetëror, me të cilin djali - ministër i Financave Shkëlqim Cani, i dhuronte babait të tij kryetar i “Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar” - Islam Cani, një çek 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i shtetit, nën motivin e një shërbimi shtetëror, që ndalohet kategorikisht të bëhet nga subjekte private, qofshin këto edhe OJF! . 

Gazeta telegraf raporton se babai i ministrit të Financave Shkëlqim Cani, tashmë në moshën 91 vjeçare, vazhdon të jetë anëtar bordi në 3 institucione shtetërore, madje prej shumë vitesh. Prej 12 vitesh Islam Cani është anëtar në Bordin Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, prej 8 vitesh është anëtar në Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, prej 4 vitesh është anëtar në bordin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe prej 18 muajsh është anëtar në Bordin e Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë, strukturë e Ministrisë së Financave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përleshja mes tifozëve dhe ndërhyrja e forcave të policisë në Elbasan Arena (Foto+Video)
Kombëtarja shqiptare trondit mediat serbe: Problem për Serbët, fitore e re e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.011895895004272
array(1) { ["section"]=> string(93) "cani-tenton-t-i-jape-babait-91-vjecar-250-milione-leke-nga-buxheti-i-shtetit-rama-e-ndal-7732" }