Çantat plot me drogë për t’i trafikuar në vendet e Europës, arrestohet trafikanti me 37 kile “mall” në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 07-03-2017 Çantat plot me drogë për t’i trafikuar në vendet e Europës, arrestohet trafikanti me 37 kile “mall” në Shkodër

Goditet një tjetër rast i  trafikut të lëndëve narkotike, sekuestrohen rreth  37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa dhe arrestohet në flagrancë shtetasi:Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.

“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër  në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që:

Më datë 07.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare  janë vënë në ndjekje të tij ku  nga krehja e zonës përreth  u bë e mundur kapja dhe  arrestimi  i personit të dyshuar.

Po gjatë kontrollit  u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë  rreth  37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa.

“Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal”, thuhet nga policia.

c.jpg

ca.jpg

ca3.jpg

ca4.jpgca5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shpërthen” profesori për 7 mars: “Hidhjuani brekët, sutjenat, buzëkuqet, furçat e rrojes në kokë!”
Furtunë në Vlorë, paralizohet trafiku detar, deti shkon deri në 7 ballë »
Article Logic
Execution time: 0.011927843093872
array(1) { ["section"]=> string(113) "cantat-plot-me-droge-per-t-i-trafikuar-ne-vendet-e-europes-arrestohet-trafikanti-me-37-kile-mall-ne-shkoder-71035" }