Carlo Bollino 'PLAS' bombën në emision: Në 1999 kam parë Bashën në Kukës, mund të dëshmojë dhe Ilir Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 19-11-2020 Carlo Bollino 'PLAS' bombën në emision: Në 1999 kam parë Bashën në Kukës, mund të dëshmojë dhe Ilir Meta Carlo Bollino

Gazetari, Carlo Bollino ka bërë një deklaratë 'bombë' mbrëmjen e sotme, teksa ka pohuar se në vitin 1999 kur raportonte për luftën në Kosovë është 'ballafaquar' në një moment me Lulzim Bashën në Kukës

Në emisionin "Open", Bollino konfirmoi se Basha ka qënë bashkë me prokurorin, te ish-hotel Turizmi, ku ishte dhe presidenti aktual, Ilir Meta si përfaqësues i qeverisë.

"Rastësisht kam qenë vetë atje, e kam parë Bashën në Kukës në 1999, por ka qenë atje si përfaqësues i tribulanes, bashkë me të ka qenë një prokuror sudafrikan, Dimaruga.

"E kam intervistuar pasi kishte ardhur nga Krusha e Madhe, është transmetuar nga Ansa në prill. Kam intervistuar dhe prokurorin. Tani Bellanica, ky dëshmitar bashkë me videon është prova më e madhe e masakrës.

"Nuk e di pse Basha nuk e pranon, ai ishte bashkë me prokurorin, te ish-hotel Turizmi, ku ishte dhe "Meta si përfaqësues i qeverisë, mendoj se dhe ai mund ta dëshmojë për ditën e investigimeve.

"Nuk e besoj që Basha ka ndikuar për zhdukjen e kasetës, po flasim për dy, ku njëra ishte vetëm audio. Pse ai gënjen pse se pranon, që e ka takuar Bellanicën”, tha Bollino.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë e zezë për Shkodrën, pas efektivit të Bashkisë Covid-i i merr jetën dhe infermierit (EMRI-FOTO)
Ndërgjegjësimi i qytetarëve i ulët, Brataj bën parashikimin e frikshëm: Mund të regjistrojmë edhe mbi 1000 raste ditore me Covid »
Article Logic
Execution time: 0.012937068939209
array(1) { ["section"]=> string(107) "carlo-bollino-plas-bomben-ne-emision-ne-1999-kam-pare-bashen-ne-kukes-mund-te-deshmoje-dhe-ilir-meta-228415" }