“Çarmatoset” ishulli i Sazanit, nga bazë ushtarake në fshat turistik - ja projekti

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 08-08-2015 “Çarmatoset” ishulli i Sazanit, nga bazë ushtarake në fshat turistik - ja projekti

Ishulli i Sazanit dikur i izoluar, enigmatik por një krenari e asaj kohe për fuqinë dhe mbrojtjen e territorit shqiptar, një pikë strategjike luftarake dhe një fortesë në det, tashmë do të marrë një tjetër destinacion.

Pas “çarmatosjes” së ishullit, plani për zhvillimin turistik të tij është publikuar nga vetë kryeministri Rama. Ishulli i Sazanit do të shndërrohet në një fshat turistik me investimin e një agjencie franceze.

“Shumë vizitorë në ditë kanë filluar të prekin tashmë nga afër Ishullin e Sazanit, një perlë e jona turistike deri më sot e pashfrytëzuar, por me potencial të jashtëzakonshëm për turizmin detar, të aventurës, historisë e peshkimit.

Ndërkohë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë e famshme franceze të konservimit të territorit po hidhen hapat e parë për zbatimin e projektit që do ta transfomojë Sazanin në një atraksion turistik të klasit të parë duke vënë theksin tek ruajtja e vlerave natyrore dhe historike të ishullit”, – shkruante kryeministri Rama.

11017872_10153137500711523_5924191997287751247_n.jpg

sazani.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali, arrestohen dy vëllezër shqiptarë, shisnin kokainë në parqet e Rexhio Emilias
Tirana zhytet në errësirë, mungon energjia në disa zona »
Article Logic
Execution time: 0.013686180114746
array(1) { ["section"]=> string(83) "carmatoset-ishulli-i-sazanit-nga-baze-ushtarake-ne-fshat-turistik-ja-projekti-18024" }