CDC shkurton periudhën e karantinës, ja sa ditë pas infektimit mund të dilni nga shtëpia

Publikuar tek: bota, më 17:45 02-12-2020 CDC shkurton periudhën e karantinës, ja sa ditë pas infektimit mund të dilni nga shtëpia

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan periudha më të shkurtra karantine të lidhura me koronavirusin, pak përpara udhëtimeve të parashikuara për pushimet e fundvitit.

CDC njoftoi dy periudha karantine të pranueshme, megjithëse vuri në dukje se 14 ditët e karantinës të vendosura më parë janë mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Zyrtarët thanë se karantina tashmë mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një provë COVID-19, nëse personi nuk raporton simptoma, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk raporton asnjë simptomë.

Agjencia këshilloi që njerëzit duhet të shikojnë për simptomat e COVID-19, 14 ditë pas infektimit. Pas studimeve të reja, gjatësia më e shkurtër e karantinës shpresohet se do të zvogëlojë vështirësitë ekonomike dhe stresin mes personave që kalojnë koronavirusin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet numri i të infektuarve nga Covid-19 në Itali, në 24 orët e fundit raportohen 684 viktima
Atentat MAFIOZ në Brazil, ekzekutohet “me bukë në gojë” në restorant 47-vjeçari nga Tirana (EMRI-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.01171612739563
array(1) { ["section"]=> string(94) "cdc-shkurton-periudhen-e-karantines-ja-sa-dite-pas-infektimit-mund-te-dilni-nga-shtepia-229936" }