Çekia kërkon një ushtri të përbashkët europiane për t’u mbrojtur nga refugjatët

Publikuar tek: bota, më 20:24 22-08-2016 Çekia kërkon një ushtri të përbashkët europiane për t’u mbrojtur nga refugjatët

Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, ka theksuar se nëse Europa nuk formon një ushtri të përbashkët nuk do ta mund ta ruajë praninë e saj në botë.

Sobotka në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Ambasadoreve në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ka mbrojtur idenë se kriza e refugjatëve ka treguar nevojën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës dhe se për të realizuar këtë ka nevojë për një ushtri të përbashkët.

Duke vënë në dukje se shpreson që në takimin e parë të Komisionit Evropian të diskutohen propozimet konkrete në lidhje me ushtrinë e përbashkët, Sobotka tha se "Sipas mendimit tim pa një ushtri evropiane me afat të gjatë ne nuk mund të ruajmë praninë tonë. Politikat evropiane të sigurisë duhet të përparojnë bashkërisht për një BE më të sigurtë dhe me aftësi lëvizshmërie të lartë."

Ndërkohë, Italia, Gjermania dhe Franca kanë deklaruar sot se po punojnë për krijimin e një Roje Bregdetare të Bashkimit Europian, që është një hap më pranë ushtrisë së përbashkët.

Lexo edhe: Më shumë Europë/ Italia, Franca dhe Gjermania krijojnë “Rojen Bregdetare të BE-së”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031244993209839
array(1) { ["section"]=> string(85) "cekia-kerkon-nje-ushtri-te-perbashket-europiane-per-t-u-mbrojtur-nga-refugjatet-50539" }