Çekia regjistron përsëri rekord rastesh të reja me koronavirus, ja kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia

Publikuar tek: bota, më 17:00 24-10-2020 Çekia regjistron përsëri rekord rastesh të reja me koronavirus, ja kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia

Çekia ka kapur për herë të parë shifrën e 15 mijë infektimesh në vetëm 24 orët e fundit.

 

Autoritetet shëndetësore në Çeki kanë bërë me dije se vetëm në një ditë të vetmë shteti ka arritur të thyejë përsëri rekordin e mëparshëm, me 15,252 raste të reja. Republika Çeke ka numrin më të lartë të rasteve për 100 mijë banorë në Bashkimin Europian.

Numri i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 ka detyruar shtetin të nxisi zbatimin e masave të rrepta anti-covid. Banorët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të ikur në punë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për të blerë gjëra të domosdoshme, për t’u stërvitur dhe për të viztuar vetëm anëtarët e familjes.

Shumica e bizneseve përveç farmacive dhe supermarketeve janë mbyllur.

Që prej fillimit të pandemisë botërore në Mars, Çekia ka pasur 238 mijë raste pozitive me koronavirus ku prej të cilave 1,971 janë viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekonomia botërore në krizë, por COVID-in e ‘mposht’ kukulla BARBIE
Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.010897874832153
array(1) { ["section"]=> string(112) "cekia-regjistron-perseri-rekord-rastesh-te-reja-me-koronavirus-ja-kur-mund-te-dalin-qytetaret-nga-shtepia-225015" }