Çelet Panairi Mesdhetar i Turizmit: 72 stenda dhe 120 subjekte, nga Malësia e Madh e deri në Sarandë

Publikuar tek: ekonomi, më 20:17 08-04-2017 Çelet Panairi Mesdhetar i Turizmit: 72 stenda dhe 120 subjekte, nga Malësia e Madh e deri në Sarandë

Hapi sot dyert Panairi i Parë Mesdhetar i Turizmit,  në Expocity,  Tiranë i cili synon ta fusë Shqipërinë në kalendarin ndërkombëtar të panaireve, si dhe të jetë një pikë takimi i një rëndësie rajonale mes subjekteve që operojnë në këtë sektor.

Në këtë panair janë 72 stenda dhe rreth 120 subjekte, që nga Malësia e Madh e deri në Sarandë.

Gjithashtu marrin pjesë agjenci turistike nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi,  Italia, Greqia, të përfaqësuara nga ambasadat që i takojnë zonës së Mesdheut .

Produktet e paraqitura në këtë panair janë nga më të larmishmet, që nga paketat turistike,  produktet e kulinarisë, kostumografisë, punimeve artizanale  e gjithçka tjetër të bukur dhe me vlerë që ka vendi ynë.

Ky panair që do të zgjasë dy ditë (8-9 prill) u organizua nën kujdesin  e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me bashkëorganizatorë  Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Unioni Turistik Shqiptar dhe Shoqata Turistike Shqiptare.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi ndau gjithë arritjet e Shqipërisë në Turizëm, vecanërisht vitin e fundit të cilat kanë qenë të shumta dhe e kanë renditur Shqipërinë mjaft mirë në zhvillimin e këtij sektori, hapjen e vendeve të punës, sigurinë, dhe hapjen e Shqipërisë pra brandimin e saj në botë.

“Të gjitha strukturat tonë që i shërbejnë turizimit, si për shembull infrastruktura, siguria, mbrojtja e mjedisit, siguria në plazhe, kanë luajtur rolin e tyre duke u përmirësuar situatën nga viti në vit. Natyrisht që ne kemi akoma shumë gjëra për të bërë dhe për ta përmirësuar edhe më tepër infrastrukturën turistike në vend, por duhet të jemi shumë të gëzuar që numri i turistëve në vitin 2016 arriti në më shumë se 4 milionë e 700 mijë, duke treguar që Shqipëria pati një rritje të numrit të vizitorëve në vend prej 15 %.”

Ministrja në mënyrë simbolike preu dhe shiritin e këtij panairi të parë, duke uruar që ai të bëhet i përvitshëm dhe të sjellë një vlerë të shtuar në turizmin shqiptar.  

 17523429_10211118494891341_3265328237988798208_n.jpg17800129_10211118505531607_3457037736402963548_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070548057556152
array(1) { ["section"]=> string(104) "celet-panairi-mesdhetar-i-turizmit-72-stenda-dhe-120-subjekte-nga-malesia-e-madh-e-deri-ne-sarande-74545" }