Çelja e negociatave, Komisioneri Varhelyi: Nuk ishte e lehtë për Shqipërinë. Kushtet janë të rrepta por të drejta

Publikuar tek: politike, më 10:04 18-09-2020 Çelja e negociatave, Komisioneri Varhelyi: Nuk ishte e lehtë për Shqipërinë. Kushtet janë të rrepta por të drejta Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi në një intervistë për gazetën gjermane Zeitung, ka thënë se procesi i negociatave dhe anëtarësimi në BE nuk është i lehtë.

Gazetari e ka pyetur Komisionerin se sipas liderëve të vendeve të Balkanit Perëndimor, dhe këtu ka marrë shembull kryeministrin Edi Rama, shprehen se anëtarësimi nuk varet vetëm nga reformat e brendshme.

"Krerët e qeverive në rajon, si Edi Rama i Shqipërisë e mohojnë atë. Rama thotë se thjesht nuk është e vërtetë që suksesi i një vendi në afrimin më pranë BE varet vetëm nga reformat e tij", e pyet gazetari Komisioneri Varhelyi, ndërsa ai përgjigjet "Por kështu është. Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat e pranimit me Shqipërinë, por ne e bëmë atë."

"A nuk është një shtet ligjor që funksionon një kusht për mbështetjen financiare nga BE?", e ka pyetur më tej gazetari Michael Martens Komisionerin. Sipas Varhelyi, vendet që duan të bashkohen me BE duhet të kenë institucione të qëndrueshme dhe që garantojnë demokracinë.

"Vendet që duan të bashkohen me BE kanë nevojë për institucione të qëndrueshme, duhet të garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Procesi i anëtarësimit bazohet në kushte të rrepta, por të drejta, me baza të tilla si sundimi i ligjit në qendër. Mbështetja jonë i ndihmon kandidatët të përmbushin kushtet, përfshirë kriteret demokratike. Në të njëjtën kohë, ne i ndihmojmë ata me zhvillimin ekonomik dhe konvergjencën. Për më tepër, bëhet fjalë për projekte që nuk përfitojnë nga kjo apo ajo elitë, por nga rajoni në tërësi. Për shembull, ne duam të lidhim të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin me autostrada dhe linja hekurudhore. Këto janë projekte objektive që ne do t'i financojmë brenda mandatit të komisionit aktual", është shprehur ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011707782745361
array(1) { ["section"]=> string(117) "celja-e-negociatave-komisioneri-varhelyi-nuk-ishte-e-lehte-per-shqiperine-kushtet-jane-te-rrepta-por-te-drejta-220797" }