Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën sot një "JO" për përfshirjen e dy shteteve në Bashkimin Europian.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në një intervistë për "DW", Pendarovski u shpreh se Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e bllokoi këtë së fundmi në takimin e ministrave të BE për Europën.
“Nëse ne negociatat për një marrëveshje nuk ka besim të mirë, ju mund të gjeni gjithmonë një arsye për të penguar atë. Kompleksiteti i procesit të integrimit ofron mundësi të shumta proceduriale për të ngritur barriera. Jam i sigurtë, që pa një mbikqyrje të drejtërdrejtë të BE nuk mund të çohen përpara reformat me shpejtësinë e kërkuar. Nën këtë aspekt, do të jetë sigurisht një faktor negativ përjashtimi i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë nga negociatat formale”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski për Deutsche Wellen.