ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Opozita braktis bojkotin, qeveria Rama shpërndahet nëpër botë

Publikuar tek: politike, më 11:10 25-04-2018 ÇELJA E NEGOCIATAVE/ Opozita braktis bojkotin, qeveria Rama shpërndahet nëpër botë Edi Rama, kryeministër

KE i dha rekomandimin Shqipërisë për çeljen e negociatave por në fund janë vendet anëtare të BE ato të cilat do vendosin në qershor për çeljen ose jo të tyre.

Ditën e sotme, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin lexoi raportin përpara Komisionit të Integrimit ku si për habi të të gjithëve ishte e pranishme edhe opozita. Opozita theu kështu bojkotin duke u paraqitur në komision. Sakaq, qeveria Rama duket se është shpërndarë nëpër botë.

Vetë kryeministri Rama ndodhet në një vizitë në Berlin ku do të takohet edhe me kancelaren Angela Merkel, zëvendësja e tij, Senida Mesi ndodhet në Maqedoni, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shkuar për një vizitë në Kroaci, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në Mal të Zi, ministri i Financave Arben Ahmetaj në Francë e ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në SHBA.

Periudhë e qetë për opozitën dhe fazë ece-jakesh kjo për qeverinë shqiptare deri në marrjen e “OK” në qershor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020357847213745
array(1) { ["section"]=> string(87) "celja-e-negociatave-opozita-braktis-bojkotin-qeveria-rama-shperndahet-neper-bote-118243" }