Çelja e negociatave, Soreca: Shqipëria të përshpejtojë reformat. Do të jetë pjesë e tregut të BE përpara se të anëtarësohet

Publikuar tek: politike, më 17:38 26-03-2020 Çelja e negociatave, Soreca: Shqipëria të përshpejtojë reformat. Do të jetë pjesë e tregut të BE përpara se të anëtarësohet soreca

Ambasadori Luigi Soreca ka folur për Integrimin e Shqipërisë në BE pas dritës jeshile të dhënë nga ministrat e vendeve anëtare për çeljen e negociatave.

Soreca ka theksuar se sa më shpejt që Shqipëria të shpejtojë reformat aq më parë do të jetë pjesë e BE. Ambasadori theksoi se për të hyrë në BE Shqipëria duhet të garantojë funksionim të SPAK si dhe të bëhet pjesë e programeve në të cilat janë dhe vende të tjera të BE, ndërsa shtoi se do të jetë pjesë e tregut të BE përpara se të bëhet pjesë e saj.

“Marrëdhënia ndërmjet BE dhe Shqipërisë ka ndryshuar pasi jo vetëm ka kaluar përtej marrëveshjes së asoçiomit tani jemi në një fazë tjetër. Në këtë fazë të marrëdhënies si Shqipëria dhe Be do të kenë në dorë pikërisht ato mundësi që tu bëjnë thirrje të gjithëve që do të marrin ato reforma të cilat ne i kemi diskutuar.

Për të hyrë në Be Shqipëria të garantojë funksionim të SPAK. Për Shqipërinë progres ishte tryeza për reformën zgjedhore. BE i kërkon Shqipërisë që të shpejtojë reformat, sa më shpejt aq më shpejt Shqipëria do të bëhet pjesë e BE, që të bëhet pjesë e atyre programeve që janë anëtare vende të tjera të BE.

Shqipëria do të ketë mundësi në të bëhet pjesë e disa projekteve madje e tregut të BE përpara se të bëhet pjesë e BE. Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve për arsimin transportin, bujqësinë apo larg qoftë edhe të ndihmës prej fatkeqësive natyrore.

Fondi i BE për solidaritetin që i ka ardhur në ndihmë shteteve anëtare rreth 80 herë. Ditët e fundit shumë shqiptarë më kanë thënë se na jep një shembull të këtij stadi të ri. Meqenëse unë kam udhëtuar shumë kam dhënë atë të kilometrave të shumtë në udhëtim”, ka thënë Soreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086731910705566
array(1) { ["section"]=> string(127) "celja-e-negociatave-soreca-shqiperia-te-pershpejtoje-reformat-do-te-jete-pjese-e-tregut-te-be-perpara-se-te-anetaresohet-200181" }