“Celula e ISIS”/ Publikohet fotot e anëtarëve të familjes italo-shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 01-07-2015 “Celula e ISIS”/ Publikohet fotot e anëtarëve të familjes italo-shqiptare

Është bërë publike foto e familjes italo-shqiptare e cila akuzohet se është e lidhur me ISIS.

Policia italiane dhe ajo shqiptare nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion të koduar “Martesa”, ku në prangat e policisë kanë rënë 11 persona. 10 persona janë arrestuar në Itali, ndërsa Baki Çoku, 40 vjeç është arrestuar nga Policia Shqiptare, në banesën e tij në fshatin Gërmenj të Lushnjes.


Që në orët e para të mëngjesit policia italiane ka nisur një operacion kundër terrorizmit ndërkombëtar. Operacioni i quajtur “Martese” raporton Corriere, është shtrirë në Milano, Bergamo, Grosseto dhe në një qytet të Shqipërisë, që nga informacionet tona është në Lushnje.

Bëhet fjalë për Baki Çokun nga fshati Gërmenj i Lushnjes, që u arrestua po ashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve mes të arrestuarve janë edhe prindërit dhe motra e Maria Giulia Sergio, xhihadistes italiane që u nis në Siri në 2014. Familja e vajzës jeton në Inzago. Ajo u nis në shtator, për tu bashkuar me ISIS, së bashku me burrin e saj shqiptar dhe vjehrrën.

Janë 10 persona që donin të niseshin në Siri. Katër janë italianë, pesë me kombësi shqiptare dhe një me kombësi kanadeze. Për të dhjetë ka akuza të ndryshme në lidhje me terrorizmin ku pjesë janë nuklat familjarë që janë bashkuar me Islam dhe ishin të vendosur për tu nisur në Siri.

Një tjetër bërthamë ishte ajo e atyre me nacionalitet shqiptar, resident në Scansano, në provincën e Grosseto. Lidhja mes dy familjeve ishte kopja e të rinjve që është lidhur në martesë në shtatorin e kaluar dhe më pas u nisën në Siri.

Hetimet nisën në tëtor dhe lidheshin sidomos me aktivitetin e Sergio “qytetare italiane, që pas bisedës ka marrë një drejtim radikal që më pas e ka shtyrë së bashku me burrin të niset në Siri, për të mbërritur në Shtetin Islamik dhe të marrë pjesë në Xhihad”. Rruga e dy të sapomartuarve drejt Sirisë është bërë nëpërmjet bisedave dhe përgjimeve që janë vendosur për të huajt në shtetin islamik.

Hetimet, lindën pasi u kapën përgjimet në kompjuter ndërmjet Maria Giulia Sergio dhe familjarëve të saj. Në ditët e fundit, familja ka tërhequr edhe pasaportën e fundit në mënyrë që të lëvizte dhe kjo ka cuar policët e antiterrorizmit drejt aksionit mëngjesin e sotëm.

Në një operacion të ngjashëm në Romë, karabinierët e Ros kanë arrestuar edhe dy emigrant maghrebini me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Një person i tretë është në hetim dhe është aktualisht në burg në Marok për krime terroriste. Në qendër të hetimeve të prokurorisë së Romës është një celule mëmë e al qaeda. Akuza për të gjithë është hapja e një web në internet që është aspiruar nga militant të Xhihad.

Celula mbështetej edhe në planifikimin e akteve terroriste në Itali dhe Afrikën e Veriut. Gjatë hetimeve, në bashkëpunim me autoritetet marokene, është evituar një atentat terrorist në festivalin Mawazine  të Rabatit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet juristi në Vlorë, falsifikoi dokumenta pronësie
Sezoni turistik, vërshojnë tabelat për një copëz "plazh publik" »
Article Logic
Execution time: 0.018296003341675
array(1) { ["section"]=> string(76) "celula-e-isis-publikohet-fotot-e-anetareve-te-familjes-italo-shqiptare-15060" }