'Celula terroriste iraniane', Artan Hoxha: Objektiv ishte dhe Baba Mondi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 23-10-2019 'Celula terroriste iraniane', Artan Hoxha: Objektiv ishte dhe Baba Mondi Baba Mondi, kreu i kryegjyshatë botërore bektashiane

“Kampi MEK, drejtues të lartë të MEK, objekte të rëndësishme në Shqipëri ose persona në Shqipëri që mund të krijonin probleme”.

Këto ishin objektivat që do të godiste celula terroriste iraniane në Shqipëri, si pas gazetarit Artan Hoxha.

Në emisionin Opinion, ai tha se në muajin mars të 2018 autoritetet kishin frikë se objekt i sulmit mund të kishte dhe Baba Mondi.

Artan Hoxha: Para se të ndodhte ngjarja e 22 marsit, në janar 2018 sigurohet një informacion sipas të cilit një target objektiv për tu sulmuar ishte, kreu i kryegjyshatës Baba Mondi. Në janar Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit, pikërisht prej këtij informacioni. Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si një nga objektivat kreun e Kryegjyshatës botëror baba Mondin. Sesi do të shisnin ata, a sikur e vrau MEKU, a bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë, por ky ka qenë informacioni dhe prandaj policia e shtetit mori në mbrojtje Baba Mondin. Më pas më 22 mars të 2018 ditën e Sulltan Novruzit ata që u paraqitën si gazetarë në fakt ishin dy operativë të shërbimeve sekrete iraniane. Ata kërkuan përmes lidhjeve të tyre në Shqipëri, lidhjeve legale të siguronin leje për të hyrë tek kryegjyshata. Nga Irani për të hyrë në Shqipëri duhet vizë.

Hetimet për celulën terroriste, nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi (në atë kohë) dhe njësisë së anti-terrorit në Policinë e Shtetit.

Iranianët me inicialet F. Z., 65 vjeç dhe S.M., 59 vjeç u ndaluan nga njësia e anti-terrorit, pas informacioneve të mbërritura nga shërbimet partnere. Në momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto, ndërsa u prezantuan si gazetarë që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Por ku janë ata sot?

Zëvendësministri i Brendshëm nuk dha një përgjigje për këtë ngjarje, por sipas gazetarit Artan Hoxha ata i janë “dhënë” një fuqie të madhe.

Artan Hoxha: Janë depërtuar dhe i ka marrë një fuqi madhore. Nuk e di kush se ku kanë shkuar. Sot jemi në fazën që nuk ka asnjë person të arrestuar, asnjë provë reale që do bëhej një atentat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02062201499939
array(1) { ["section"]=> string(75) "celula-terroriste-iraniane-artan-hoxha-objektiv-ishte-dhe-baba-mondi-183243" }