Celula terroriste në Shqipëri, ironizon Paloka: Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës

Publikuar tek: politike, më 14:02 23-10-2019 Celula terroriste në Shqipëri, ironizon Paloka: Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës

Pas deklaratës së bujshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mbi një sulm të mundshëm terrorist në Shqipëri, i pari që ka reaguar nga selia blu është nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Sipas Palokës, ky është lajm i një viti më parë dhe u publikua vetëm sot për shkak të interesave të kryeministrit Rama.

“Lajmi i sumit terrorist u publikua sot për të larguar vëmendjen nga negociata. Kjo është një ngjarje e një viti më parë. Lajmi u publikua tani sepse tani i duhet Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, ka deklaruar Paloka në studion e News 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016751050949097
array(1) { ["section"]=> string(122) "celula-terroriste-ne-shqiperi-ironizon-paloka-ishallah-nuk-del-ardiu-veliu-neser-te-thote-se-jane-pare-ufo-ne-kukes-183189" }