Cënon LIRINË e shprehjes dhe TË DREJTAT e individit, OSBE i kërkon QEVERISË SHQIPTARE të rishikojë projektligjin për MEDIAN

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 09-12-2019 Cënon LIRINË e shprehjes dhe TË DREJTAT e individit, OSBE i kërkon QEVERISË SHQIPTARE të rishikojë projektligjin për MEDIAN

OSBE i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të rishikojë sërish projektligjin për median.

Pasi për OSBE ndryshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme, sepse ligji në këtë formë, cënon lirinë e shprehjes dhe të drejtat e liritë e njeriut.

Një ndër kërkesat kryesore të organizatës është që nëpërmjet këtij ligji, qeveria të mos i japë AMA-s rolin e gjykatës për të vendosur nëse një media online duhet mbyllur apo jo.

Sipas përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, këtë mund ta vendosë vetëm një gjykatës.

‘Është parësore të përfshihet një dispozitë që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para gjykatësit kompetent menjëherë pas miratimit të tyre. Mundësia e bllokimit të qasjes në internet tani do të kufizohet në tre vepra të rënda penale: pornografia e fëmijëve; promovimi i akteve terroriste; shkelje e sigurisë kombëtare. Rishikimi ligjor megjithatë rekomandon zëvendësimin e ‘bllokimit të hyrjes në internet’ me ‘urdhërin e heqjes së një pjese të veçantë të përmbajtjes’, është shprehur Desir.

Një pikë tjetër e rëndësishme që kritikohet nga OSBE janë edhe gjobat e parashikuara në këtë ligj.

OSBE thotë se gjoba të tilla të larta mund të çojnë deri në mbylljen e mediave dhe mund të shihen si presion indirekt.

‘Ky nen duhet të ndryshohet në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe sanksionet duhet të miratohen vetëm pasi të merret në konsideratë kapaciteti ekonomik i mediave’, thuhet në deklaratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029098033905029
array(1) { ["section"]=> string(129) "cenon-lirine-e-shprehjes-dhe-te-drejtat-e-individit-osbe-i-kerkon-qeverise-shqiptare-te-rishikoje-projektligjin-per-median-188861" }