Censura ndaj medias edhe te Prokuroria e zakonshme, PD: Nuk ka as shans teorik për të kaluar

Publikuar tek: politike, më 11:16 20-08-2016 Censura ndaj medias edhe te Prokuroria e zakonshme, PD: Nuk ka as shans teorik për të kaluar

Ndonëse mazhoranca u justifikua për nenin 13 për Byronë e Hetimit, i cili censuronte median dhe lirinë e shtypit në Shqipëri, duket se përfshirja e këtij neni nuk ka qenë i rastësishëm.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot se i njejti formulim është bërë edhe te ligji i Prokurorisë së zakonshme nga Komisioni i Reformës në Drejtësi, gjatë periudhës që opozita nuk ishte e pranishme në mbledhje.

PD shprehet se ky nen i ri që vret lirinë e medias në Shqipëri nuk as asnjë shans, as teorik, për të kaluar në Kuvend.

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

Vesi del me shpirtin thone...

Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur "ndikim te papershtatshem"! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!

Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.

Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024091005325317
array(1) { ["section"]=> string(96) "censura-ndaj-medias-edhe-te-prokuroria-e-zakonshme-pd-nuk-ka-as-shans-teorik-per-te-kaluar-50317" }