Ceremoni përkujtimore për Skënderbeun në Hungari, marrin pjesë bashkatdhetarë shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:33 17-01-2017 Ceremoni përkujtimore për Skënderbeun në Hungari, marrin pjesë bashkatdhetarë shqiptarë

Në kuadrin e 549 vjetorit të vdekjes se heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Hungari, Avni Hafuzi në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse organizuan në sheshin Skënderbej të qytetit Eger një ceremoni përkujtimore pranë pllakës së vendosur për këtë qëllim.

Në këtë ceremoni morën pjesë një numër bashkatdhetaresh nga të gjitha trojet tona, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës. Ambasadori dhe Konsulli i Nderit mbajtën fjalën ku vunë në dukje rolin e madh që ka luajtur Skënderbeu në mbrojtjen e lirisë së atdheut dhe të civilizimit europian nga pushtuesit osmanë.

Në atë kohë ai krijoi një aleance me prijesin legjendarë hungarez, Janos Huniadi. Kjo tregon që miqësia midis dy popujve tanë ka rrënjë të thella historike.

Kjo tregon gjithashtu që Shqiptaret historikisht janë pjesë e qytetërimit europian. Nga organizatorët dhe pjesëmarresit u premtua që ceremoni të tilla do të organizohen çdo vit. Në fund u vendosen kurora në emër të Ambasdës dhe të Konsullates së Nderit.

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Egerit, Habis László priti në mënyrë të veçantë në një takim që zgjati 60 minuta, në zyrën e tij në Bashkinë e qytetit Arian Spasse dhe Avni Hafuzi të cilët i falenderoi përzemërsisht.

16144476_10155606141318765_850843779_n.jpg16122300_10155606141638765_2083971066_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy vëllezërit vranë me thikë të riun, shkak lidhja e motrës
Gjebrea përlotet para studentëve kur kujton episodin e vështirë në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.010785818099976
array(1) { ["section"]=> string(92) "ceremoni-perkujtimore-per-skenderbeun-ne-hungari-marrin-pjese-bashkatdhetare-shqiptare-65830" }