Ceremonia e Nobelit për Peter Handken, ja shtetet që e kanë bojkotuar deri tani

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 09-12-2019 Ceremonia e Nobelit për Peter Handken, ja shtetet që e kanë bojkotuar deri tani Foto ilustruese

Deri më tani disa shtete kanë bojkotuar pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin Peter Handke.

Përveç Kosovës, Shqipërisë, Turqisë dhe Kroacisë, së fundmi edhe Maqedonia e Veriut dhe Afganistani kanë bojkotuar ceremoninë e Nobelit për shkrimtarin Peter Handke.

Sipas këtyre shteteve, arsyeja e bojkotimit të këtij eventi është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat gjenocidale të presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë viteve 90’të.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka falëndëruar homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për mospjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të dhënies së çmimit për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe përkrahës i Millosheviçit.

Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë e Veriut për këtë vendim.

‘Faleminderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviç kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviçin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027066946029663
array(1) { ["section"]=> string(85) "ceremonia-e-nobelit-per-peter-handken-ja-shtetet-qe-e-kane-bojkotuar-deri-tani-188910" }