Ceremonia e Pendarovskit, Meta takon në Shkup presidentin bullgar

Publikuar tek: rajon, më 22:15 12-05-2019 Ceremonia e Pendarovskit, Meta takon në Shkup presidentin bullgar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev

Sot në Shkup u bë ceremonia e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku ishin të ftuar shumë presidentë nga Ballkani, përfshirë edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. 

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë presidentët e disa prej vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë e diplomatë.

Në këtë inaugurim ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili pati disa takime me homologët e tij.

Ndër të tjera, presidenti Meta takoi edhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, presidenti Meta bëri me dije konkretizimin e projektit të përbashkët me Bullgarinë, Korridorin 8.

Postimi i plotë:

‘Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falënderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë. Pres të takohemi së shpejti në Tiranë’.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066561698913574
array(1) { ["section"]=> string(71) "ceremonia-e-pendarovskit-meta-takon-ne-shkup-presidentin-bullgar-164040" }