Ceremonia jubilare, Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç, Presidenti vlerëson me 3 dekorata pedagogë të mirënjohur të UMSH

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 14-04-2019 Ceremonia jubilare, Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç, Presidenti vlerëson me 3 dekorata pedagogë të mirënjohur të UMSH

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbush 10 vjet nga dita e themelimit të tij. Në një ceremomni jubilare që bëri bashkë qindra të ftuar UMSH tregoi edhe njëherë se është një  nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në vend.

 

Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për këtë ditë të veçantë u kujtuan  arritjet e një dekade, por nga ana tjetër sfidat që e presin këtë Universitet në dekadat e ardshme si faktor i edukimit të brezit të ri në Shqipëri. Të pranishëm në këtë cermoni jubilare ishin : Përfaqësues të komuniteve fetare, të trupës diplomatike, politikanë, akademikë, drejtues universitetesh publike e private. Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir   Meta.  Presidenti vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës çmoi zotin Aristotel Pano për vlerat e spikatura mësimdhënëse dhe shkencore në fushën e financave dhe ekonomisë; zotin Gudar Beqiraj për kontributet shkencore dhe veprimtarinë akademike e pedagogjike, si dhe zotin Ksenofon Kristafi për veprimtarinë diplomatike dhe shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe roli në çështje me rëndësi të veçantë në politikën tonë të jashtme. “Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t’ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar.Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon”, u shpreh Presidenti në fjalën e tij.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Pr. Dr  Anastas Angjeli theksoi në fjalën e tij se UMSH e presin të tjera sfida.  “Ne e kemi hedhur themelin në këta 10 vjet. Do të vazhdojmë udhën e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: “Të përgatisim qytetarin, të kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit të njezetë e një, kontribues me vlera të spikatura për zhvillimin, shoqërinë dhe për vendin!I sigurt se ne do ti perballojme kto sfida”, u shpreh themeluesi i UMSH. Ceremonia u mbyll nga një minikoncert i organizuar nga student dhe ish studentë të UMSH.

f30bd190-aa22-4e98-9a76-2e385053d19d.JPG

cbee6364-c713-4124-aa86-c389530b0ad8.JPG

IMG_4490.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0101318359375
array(1) { ["section"]=> string(127) "ceremonia-jubilare-universiteti-mesdhetar-mbush-10-vjec-presidenti-vlereson-me-3-dekorata-pedagoge-te-mirenjohur-te-umsh-160379" }